play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

NATO do ta shpallë Rusinë armike, paralajmëron për sulme të mundshme ndaj aleatëve

today29/06/2022

Background
share close

NATO do ta shpallë zyrtarisht Rusinë armike në një dokument të ri strategjik që do të miratohet në Samitin në Madrid, raporton Blick. Me sulmin ndaj Ukrainës, presidenti i Rusisë shkeli normat dhe rendin evropian të sigurisë.

“Nuk mund ta përjashtojmë një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”, thuhet në analizën e NATO-s.

Kjo është arsyeja pse NATO duhet ta rrisë ndjeshëm aftësinë mbrojtëse dhe parandaluese “kundër dhunës ruse”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshkruan Samitin si historik. Në Samit do të tregohet uniteti dhe aftësia për t’u përshtatur me një ndryshim të ri në botë.

Ai pritet që të bëhet e qartë se Rusia “përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar për rritje të prezencës ushtarake amerikane në Evropë.

Duke folur në Samit në Madrid, ai ka thënë se forcat amerikane do të forcojnë tokën, ajrin dhe detin, pasi presidenti rus Putin e ka “shkatërruar paqen”.

“Së bashku me aleatët tanë do të sigurohemi që NATO të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga të gjitha drejtimet. NATO është më e rëndësishme se kurrë më parë”, ka thënë Biden.

Ai ka shtuar se aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës ka qenë saktësisht ajo që Putini nuk ka dashur.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërkohë ka thënë se NATO do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën me armë sado që të jetë e nevojshme.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se Rusia do të identifikohet si “kërcënimi kryesor” i NATO-s në konceptin e ri strategjik./KOHA/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%