play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Procesi i Vettingut duhet të zhvillohet përmes Kuvendit

today29/06/2022

Background
share close

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Krasniqi në një konferencë për media bëri të ditur se pas ftesës që ka pranuar nga kryeministri Kurti, për tu takuar në Qeveri në lidhje me procesin e Vetingut, sot e ka ftuar për takim kryeministrin Kurti në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror ku duhet të diskutohen dhe miratohen çështjet me interes vital për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

Meqenëse edhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij ka kërkuar arritjen e konsensusit institucional e politik, transparencë dhe standarde të larta profesionale, PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme, është zhvillimi i këtij procesi nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përgjegjësinë kushtetuese të të cilit, në instancë të fundit, mbetet edhe miratimi ose jo i ndryshimeve kushtetuese të nevojshme”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Më tej, kryetari i PDK-së tha se për të zbatuar një proces të tillë është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike parlamentare, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës.

“PDK, si parti shtet formuese dhe shtet ndërtuese, mbetet e përkushtuar në ofrimin e kontributit të vet për çdo nismë ligjore dhe kushtetuese që i shërben reformave të nevojshme dhe që bëhet në koordinim të plotë me partnerët strategjikë të vendit, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesit”, theksoi ai. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%