Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/06/2022
Byroja Kosovare e Sigurimit pritet që me 28 korrik të zhvillojë një takim në Këshillin e Byrove, në Bruksel lidhur me plotësimin e kushteve për “Kartonin e Gjelbër”. Në një prononcim për Radio Kosovën drejtori i kësaj Byroje, Sami Mazreku tha se deri tani janë dy shtete që kanë shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar lëshimin e Kartonit të Gjelbër për Kosovën.
Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”.Duke mos qenë pjesë e “Kartonit të Gjelbër”, sigurimi i veturave në Kosovë nuk vlen për vendet e tjera, si dhe veturat që hyjnë në Kosovë duhet të paguajnë sigurim shtesë, edhe nëse kanë apo jo “Karton të Gjelbër”.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se Byroja ka plotësuar të gjitha kërkesat për “Kartonin e Gjelbër.” Në një prononcim për Radio Kosovën ai ka thënë se janë siguruar që t’i plotësojnë disa kërkesa të brendshme lidhur me këtë çështje. Ai tha se në takimin e radhës në Bruksel mund të ketë lëvizje pozitive për Kosovën, lidhur me “Kartonin e Gjelbër.”
“Ajo ç ka ne e kemi synim është që me 28 korrik të marrim një aprovim paraprak që ti jepet leje një byroje tjetër, të ndonjë shteti mik, që neve të na përkrah që të shesim Kartonin e Gjelbër bashkë. Nëse ne e marrim konfirmimin nga Byroja e Kartonit të Gjelbër, atëherë ne normal si Byro do ta formojmë një ekip teknik të brendshëm, bashkë me shtetin tjetër që garanton se ne mundemi me shitë Kartonin e Gjelbër, pastaj ne do të vendosim një datë se kur mund të fillojmë me zbatimi i kësaj marrëveshje, në mënyrë që edhe ne që udhëtojmë jashtë, por edhe mërgimtarët tanë të mos kemi nevojë të paguajmë sigurim kufitar”, tha Mazreku për Radio Kosova.
Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mos antarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i kanë pamundësuar vendit të jetë pjesë e “Kartonit të Gjelbër.”
Por Drejtori i Byrosë për Sigurime Sami Mazreku thotë se kriteri që numri i përgjithshëm i automjeteve të paregjistruara të jetë nën 5 për qind, tashmë është arritur.
“ Përfundimisht i kemi mbyllë ciklin me nënshkrimin e marrëveshjeve më vendet fqinje. Kemi investu që numri i automjeteve të paregjistruara të ulet, e që përfudnimisht pas një lobimi të disa vjeçarë edhe numrat e automjeteve të paragjistruara kanë rënë nën pesë përqind”, tha ai.
Deri tani Kosova ka arritur marrëveshje bilaterale për njohjen reciproke të policave të sigurimit me vetëm katër shtetet fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe së fundmi edhe me Malin i Zi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)