Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kurrë s’ka qenë momentum më i favorshëm se tani për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithëse tha se s’mund të japë një datë të caktuar.
Lajçak në një konferencë në Prishtinë tha se këtë çështje e ngre me shtetet anëtare, në dorë të të cilave është marrja e vendimit, sa herë që ka mundësi.
“Kurrë s’ka qenë aq e pritshme siç është tash. Po e përsëris, nuk e kam të drejtën ta them se kur do të vijë ky vendim, por mbështetja kurrë s’ka qenë më e fuqishme, vëmendja për këtë çështja s’ka qenë kurrë më e madhe. Momentumi ekziston. Po shpresoj që ky do të rezultojë me vendimin për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)