Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today28/06/2022
Brenda kësaj jave pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu t’ju dërgojnë ftesa liderëve të partive opozitare për takim. Temë diskutime në këto takime që do të mbahen veçmas me opozitën do të jetë procesi i Vettingut për të cilin vetë ministrja Haxhiu zotohet se do ta mbyllë brenda mandatit të saj.
Në një intervistë për KosovaPress, ministrja Haxhiu u shpreh se reforma në drejtësi kërkon unifikim politik, prandaj u shpreh se bashkë me Kurtin kanë planifikuar takime me partitë opozitare.
Është e vërtetë që nuk është praktikë që ende pa u përmbyllur hartimi i dokumenteve pranë ministrive të japin kontribut partitë opozitare, sepse pastaj kontributi i tyre jepet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procesit dhe domosdoshmërinë për ta përmbyllur me sukses këtë proces ne do t’i ftojmë subjektet opozitare në takime…
Do të ftohen ndaras më parë, veç e veç, grupet parlamentare, gjegjësisht liderët e partive politike në këto takime. Uroj që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për takime, nuk varet vetëm nga vullneti ynë duhet vullnet i përbashkët, prandaj uroj që t’i përgjigjen pozitivisht por që përpjekja jonë për këto takime do të jetë pa filluar muaji i ardhshëm, korrik… Së pari kemi konsideruar se duhet të kemi takime veç e veç me secili grup parlamentar”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.
“Nëse veprojmë sipas planifikimeve tona, besoj që pasi që ne t’i dërgojmë amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës kryetari i Kuvendit obligohet që t’i dërgojë për mendim në Gjykatën Kushtetuese sepse amendamentet kushtetuese marrin një dritë të gjelbër pasi ato të votohen në Kuvend dhe nuk mund ta dimë se sa kohë merr Gjykata Kushtetuese për t’i trajtuar këto amendamente mirëpo, planifikimet tona janë që deri pas tremujorit të parë të vitit të ardhshëm të nis puna e mekanizmit kalimtar. Keni parasysh ë pastaj është procesi i zgjedhjes së trupave, por brenda mandatit qeverisës katërvjeçar jam e bindur që procesi do të përmbyllet”, u shpreh ajo.
Edhe në takimin e grupit punues që u mbajt dje për procesin e Vettingut nuk morën pjesë përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor. E kjo sjellje po i duket e paarsyeshme të parës së drejtësisë kosovare.
Ndryshe, opinionet e Komisionit të Venecias për Vettingun bashkë me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë publikuar në fillim të javës së kaluar./KosovaPress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)