play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Haxhiu: Vettingu nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën

today27/06/2022

Background
share close

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka qenë rrugë e vështirë deri në finalizimin e koncept-dokumentit për Vettingun.

Ajo këto komente i tha gjatë takimit me anëtarët e Grupit Punues për Vettingun, derisa shprehi keqardhje që në këtë takim nuk ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial.

Haxhiu shtoi se procesi i Vettingut nuk ka të bëjë me emra të përveçëm.

“Duke qenë që jam shumë e interesuar ta kem këtë bashkëpunim dhe bashkërisht ta adresojmë reformën në drejtësi, sepse kjo nuk bëhet kundër emrave të përveçëm mirëpo ka për qëllim që ta kthemë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë, ne sërish do ti ftojmë ata që të jenë pjesë  e grupeve tona punuese dhe të japin kontributin e tyre”, tha Haxhiu.

Ministrja theksoi gjithashtu se do të mbajë takime edhe me liderët opozitarë sa i përket këtij procesi.

“Ne kemi një draft të ndryshimeve Kushtetuese dhe pas përmbylljes ne do t’ia procedojmë qeverisë e me votim të qeverisë edhe kuvendit. Shumë shpejt do të kemi me bisedime me liderët opozitar dhe do të kemi takime edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë. Jam e interesuar të kemi bashkëpunim me partitë politike. Konsideroj që opozita të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve. Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë dhe ministria po angazhohet fuqishëm. Reforma nuk bëhet për emra të përveçëm por ka për qëllim ta kthej besimin e qytetarëve në reformën e drejtësisë. Besoj do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim”, u shpreh Haxhiu.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%