Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë.
Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore.
Gjatë qëndrimit në Tajlandë, Osmani do të pritet nga kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha.
Kurse në Samitin “Global Summit of Women”, Osmani do të flasë për rolin dhe potencialin e grave në realitetin e ri.
Presidentja Osmani, gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një forum ekonomik të organizuar nga Këshilli Diplomatik dhe Oda Ekonomike e Tajlandës ku do të diskutohen mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, por edhe mundësive ekonomike që i ofron Kosova.
Pas vizitës në Tajlandë, Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit Tan Chuan-Jin, ministren e Lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, Sim Ann dhe me ministrin e Lartë të Shtetit, Mohamad Maliki Bin Osman.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)