Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/06/2022
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar dy sqarime nga kryeministri Albin Kurti për dakordimin e arritur të martën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit.
Abdixhiku tha se “politikani hijeve të veta s’mund t’iu ikë”. Ai tha se Kurti duhet të tregojë nëse marrëveshja është e mirë apo jo.
“Kryeministri Kurti ka nevojë t’i bëjë dy sqarime bazike: e para është logjike, a është marrëveshja e mirë apo s’është e mirë? Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshjeje paraprake, atëherë me të drejtë mund t’i shtrosh argumentet se po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 viteve”, tha ai.
Abdixhiku e pyeti shefin e Qeverisë se cila është natyra e marrëveshjes, pasi tha se “të dyjat s’mund të jenë”.
“Nëse është dëm e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilin e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në foltore”, tha ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)