Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në seancën e sotme plenare, në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, nuk u shqyrtua fare Projektligji për vetëqeverisjen lokale dhe Projektligji për festat zyrtare, në mungesë të deputetëve të komuniteteve jo shumicë.
Kryetari i kuvendit Galuk Konjufca tha se Lista Serbe po e bojkoton kuvendin pasi nuk po merr pjesë në seanca ani pse në mbledhje të Kryesisë janë dakorduar që këto pika të shqyrtohen në seancën e sotme.
“Ne u dakorduam në Kryesi që këto pika të shqyrtohen s’po kuptoj pse nuk janë këtu, atëherë Lista Serbe po e bojkoton këtë kuvend”, ka thënë kryetari Konjufca.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)