Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today22/06/2022
Kryeministri Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit, ka thënë se marrëveshja për energjinë me Serbinë, që u nënshkrua dje në Bruskel e ka ndalur gjakderdhjen financiare në veri të vendit.
Kurti tha se me udhërrëfyesin që është dakorduar dje në Bruksel do të kursehen miliona euro pasi katër komunat në veri do të fillojnë sipas tij ta paguajnë rrymën raporton Gazeta Express.
Për kundërshtimet që ia kishte bërë marrëveshjeve të 2013-ës dhe 2015-ës, Kurti tha se sërish mendon njëjtë por që disa gjëra i bën nga nevoja dhe përgjegjësia e jo nga dëshira.
Shefi i qeverisë tha poashtu se nuk ka mundësi më të mira se kaq.
“Natyrisht se mund të ketë sfida, askush s’ thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e djeshëm të udhërrëfyesin, por besoj që me bashkëpunimin që kemi me BE-në, do të mund ta bëjmë edhe furnizimin e qëndrueshëm por edhe faturimin dhe inkasimin në veri të Kosovës në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Nuk kam mundësi të tjera më të mira se kaq, minimumi i pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”, u shpreh Kurti.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)