Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/06/2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se gjatë vizitës ka folur në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për energjinë, mbledhjen e tetë të të dy qeverive dhe vizitën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca në Hagë.
I pari i PDK-së, kritikoi kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës e Serbisë në lidhje me faturimin e energjisë në veri, ku tha se se Kurti po e kupton që proceset politike nga e kaluara kanë qenë në dobi të qytetarëve.
“E shoh edhe si lajm i mirë edhe si lajm i keq. Lajm i mirë është se përfundimisht kryeministri i Kosovës bashkë me këtë qeveri po e kuptojnë që ato që i kemi bërë në të kaluarën janë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Dhe e shoh si lajm të keq se kundërshtimi i tyre dhe pasiguria e tyre politike e kanë zvarritur procesin 7 vjet. Kjo është marrëveshje që e kemi diskutuar prej vitit 2015 kur e kemi nënshkruar dhe kur është miratuar dhe konsideroj që zbatimi i saj do të mundësoj integrimin e plotë të sistemit energjetik duke përfshirë edhe faturimin e drejtë. Shpresoj që detajet t’i japë qeveria dhe jo ne”, është shprehur Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës po trajtohen të pabarabartë, teksa shtoi se është e padrejtë që të ngritën shpresat dhe të mos merren vendime.
“Çështja e vizave është nga çështjet që unë mendoj se secili zyrtar i BE duhet të jetë i turpëruar në raport me Kosovën. Kjo është një temë që zhagitemi në korridoret e Brukselit më shumë se një dekadë. Dhe gjithmonë ekziston një arsyetim për ta penguar të drejtën e qytetarëve për të udhëtuar lirshëm në Zonën e Shengenit. Ka trajtim të pabarabartë në raport me Kosovën dhe është konsistent në asnjë agjendë nuk ka qenë e paraparë një gjë e tillë. Besoj se i takon qeverisë të jetë më e angazhuar në këtë agjendë”, tha ai, përcjell Klankosova.tv
Kurse, për mbledhjen e të dy qeverive, i pari i PDK-së tha se raportet politike mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë më të zbehta.
“Ne kemi bashkëpunim me Shqipërinë dhe mendoj se mbledhjet e qeverive janë momentume të rëndësishme për të finalizuar bashkëpunimin mes dy vendeve, i cili fatkeqësisht në kuptimin e raporteve politike kurrë nuk ka qenë më i zbehtë, andaj pres nënshkrimin e marrëveshjeve përkundër faktit që janë marrëveshje të ricikluara”, është shprehur Krasniqi.
I pari i PDK-së ka komentuar edhe vizitën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, tek krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai tha se kjo gjykatë është ndryshe prej asaj për të cilën kuvendi ka votuar, teksa kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që t’i adresoj shqetësimet për të drejtat e njeriut.
“Kuvendi i Kosovës e ka themeluar Gjykatën Speciale e cila është votuar për diçka tjetër dhe tash po na del për diçka më ndryshe, sepse burimi i asaj ka qenë raporti i Dick Martyt, e sot ky raport nuk është në asnjë pikë të aktakuzës. Shqetësimet për të drejtat e njeriut janë evidente dhe unë besoj që duhet të adresohen edhe nga Ministrja e Drejtësisë edhe nga Kuvendi i Kosovës”, shtoi Krasniqi, përcjell Klankosova.tv.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)