Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/06/2022
Në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se shpreson që në agjendë të jetë çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën.
Konjufca beson që nëse kjo do të përfshihet në agjendë atëherë edhe do të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët kosovarë.
Samiti i 23 qershorit është përmendur si datë ku mund të shprehet optimizëm për dhënien e dritës së gjelbër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike për këtë proces. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)