Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/06/2022
Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja shkruan Gazeta Express.
Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Bislimi e Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat.
Kurse pas 10 ditëve, Elektroservet do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT dhe KEDS në mënyrë që të operojë në tregun energjisë në Kosovë.
30 ditë pasi Elektrosever të pajiset me licencë, KEDS dhe KOST (nën ndërmjetësimin e BE-së, nëse kërkohet) do të ketë qasje në nën-stacionin e Vallaqit si dhe në infrastrukturën tjetër të transmisionit dhe distribuimit.
Nëse pas 100 ditëve, nuk zbatohet dispozitat për të cilat është rënë dakord, ZRrE mund të vendosë të pezullojë ose të tërheqë licencën për Elektroserver.
“Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë të pezullojë dhe/ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektroserver, subjekt i konsultimeve paraprake ndërmjet palëve, të lehtësuar nga BE, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspertize, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët”, thuhet në Udhërrëfyesin e publikuar nga Emisari i BE-së, Lajçak
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)