Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Fjalimin e tij në hapjen e mbledhjes së përbashkët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur duke e falënderuar homologun e tij kosovar, Albin Kurtin.
Rama ka thënë se takimi me Kurtin është kënaqësi e veçantë.
“Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëjë duke falënderuar përzemërsisht Albinin dhe gjithë ju, po në veçanti Albinin dhe duke e thënë publikisht, edhe në sytë e gjithë atyre që na ndjekin për mirë apo për keq, se është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson kur unë e them që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak, kjo është e rëndësishme”, ka thënë Rama.
Mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë po mbahet për herë të tetë me radhë, kësaj radhe me organizim në Prishtinë.
Aty pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)