Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/06/2022
Partia Socialdemokrate (PSD), ka publikuar pamje nga arrestimi i kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe të aktivistëve të tjerë nga Policia e Kosovës, të cilin e ka quajtur arrestim të dhunshëm.
Sipas pamjeve të publikuara, gjatë arrestimit të një aktivisti, një polic me rroba civile ia vendos këmbën në qafë, dhe për këtë Frashër Krasniqi nga PSD në një konferencë për media tha se do ta dërgojnë rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
Ai po ashtu u shpreh se arrestimi i tij ka qenë politik.
“Pse pikërisht ky urdhërarrest u aktivizua një ditë para protestës së veteranëve. Një ditë para protestës policia fillon ta kërkoj Molliqajn. Dhe a e dini çka na thanë policët në mënyrë jo formale kur i pyetëm se pse e keni bë këtë shkelje? Na thanë që ‘patëm shumë presion prej naltë, u dashke me arrestu sepse kishim presion prej naltë’ ”, tha ai.
Ai tha se njëri nga policët civil është militant i LVV-së, duke ia përmend dhe emrin.
“Polici Blerim Shala, i cili përdori dhunë dje, nga postimet e tij në Facebook shihet se është qartë militant i VV-së duke shpërndarë postime të ministrit Sveçla, u thotë ‘hiena’, kundërshtarëve të presidentes Vjosa Osmani, i cili i quan deputetët e opozitës ‘gërdi’…Kjo është forma e kapjes së shtetit, totalitarizmit, forma e përdorimit të policisë dhe gjykatave. Pse e arrestuan pikërisht dje Molliqajn. Vetëm për me mbjell frikë këtu”, u shpreh ai.
Ndryshe, të enjten Molliqaj ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi i njëjti nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të mërkurën (15 qershor 2022), për çfarë ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku bashkë me Fatos Sahitin ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)