Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/06/2022
Jennifer Lopez ka folur për marrëdhënien e saj të trazuar me të ëmën, Guadalupe ‘Lupe’ Rodriguez, duke pretenduar se ishte ‘rrahur’ si fëmijë.
“Ajo (Rodriguez) bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër”, thotë ylli i muzikës pop në një pjesë nga dokumentari i ri i Netflix, “Halftime”.
“Unë gjithmonë kisha pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk ishte të isha kritike. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bënit më mirë”, thotë Rodriguez në një skenë. “Jennifer, për të ju treguar të vërtetën, ka qenë më e vështirë”.
Lopez u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pas një sërë mosmarrëveshjesh me nënën e saj për planet e saj të së ardhmes.
Jennifer Lopez dhe nëna e saj (Foto: Getty Images)
Rodriguez deklaroi se ka dëshiruar gjithmonë që tre vajzat e saj të arsimohen në mënyrë që të mos varen nga burrat.
Jennifer Lopez dhe nëna e saj (Foto: Getty Images)
Në dokumentarin e ri, Lopez e përshkruan nënën e saj si një person “të komplikuar”, por që tani kanë një marrëdhënie shumë më të mirë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)