Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nga ora 09:30 pritet që të nisë protesta e paralajmëruar e veteranëve për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale.
Megjithatë, një grup i tyre tashmë është tubuar në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Para dy dite, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin që përcakton pagën minimale. Gjatë procesit të votimit u dëgjuan thirrjet “marre” nga deputetët e opozitës, të cilët kundërshtuan këtë projektligj meqë nuk i përfshinte edhe veteranët e UÇK-së, të cilët javën e kaluar protestuan para Kuvendit të Kosovës.
Disa nga partitë opozitare kanë dalë në mbështetje të protestës së veteranëve.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)