Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/06/2022
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është ankuar të mërkurën se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke ndërhyrë në kompetencat e komunave.
Bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të pronës për “Sunny Hill”, ku sipas AKK-së Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar në mënyrë arbitrare Komunës së Prishtinës për dhënien e afatit të pronës.
“Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”, vazhdon njoftimi.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërhyrja e ministrisë në komuna e pengon zhvillimin lokal.
“Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)