play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

23-34 qershor vendimi për vizat? Çfarë presin Charles Michel e Vjosa Osmani

today15/06/2022

Background
share close

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, thotë se në takimin e Këshillit të BE-së që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor, shtetet anëtare mund të kenë ndryshime në pikëpamjet e tyre sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën.

Michel në konferencën për media së bashku me presidenten Osmani tha se shtetet e BE-së duhet të vendosin veç e veç për heqjen e regjimit të vizave raporton Gazeta Express.

“Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini se shtetet e BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Në javën e ardhshme do të kem kënaqësinë që të takoj 27 liderët e BE-së dhe do ta kemi mundësinë që të ndryshojmë edhe pikëpamjet për vendimet tona në të ardhmen”, u shpreh Michel.

Lidhur me takimin e Këshillit të BE-së dhe një vendimmarrje të mundshme për liberalizim të vizave foli edhe presidentja Osmani.

“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare vec e vec, punojmë intesnivisht për të trajtuar cfarëdo pyetje apo shqetësimi që shtetet mund ta ketë. Kosova i ka plotësuar vërtet tashmë, është rikonfirmuar kjo.së fundi edhe vetë rezoluta e PE dje, është vullnet e PE që të gjitha shtetet të të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosoën. Që të merret një vebndim dhe ti vihet fundi kësaj padrejtësie të madhe dhe të thellë. Por nëse kjo ndodh më 23 qershor është vullnet individual i shteteve anëtare të BE-së, vullnet që shpresojmë ta shprehin pro liberalizimit. Ka akoma disa shtete që po presim përgjigje përfundimtare, prandaj do të varët shumë prej qëndrimit të tyre”, u shpreh Osmani.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%