Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/06/2022
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se në takim me ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, ndër të tjera kanë biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për media bashkë me ministrin austriak, Gërvalla tha se ka përmendur gatishmërinë e Kosovës për procesin e dialogut, i cili sipas saj do të përfundonte shumë shpejt nëse Serbia nuk do të vazhdonte me përpjekjet për bllokim.
Ajo tutje tha se në takim kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Austri.
“Qindra mijëra qytetarë të Kosovës kanë lidhje të ngushta me Austrinë. Angazhimi i vazhdueshëm i Austrisë për Kosovën është dëshmi e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në mesin e shteteve anëtare të BE-së, Austria meriton të veçohet si akter i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës.
Homologun tim e falënderova për mbështetjen aktive në përpjekjet tona për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Austria është shtyllë e rëndësishme për përfaqësimin e interesave të rajonit tonë dhe veçanërisht të Kosovës”, është shprehur ajo. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)