Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today14/06/2022
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat.
Kryediplomati austriak, tutje u shpreh se situata në Ukrainë duhet të shërbej si thirrje që BE-ja të zgjohet dhe të trajtoj anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e saj.

Schallenberg bëri thirrje që të hiqen vizat për Kosovën, si dhe të hapen negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Austria do ta kërkoj këtë gjë në mënyrë aktive, e kemi bërë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, u shpreh ministri i jashtëm austriak.
Schallenberg përmendi edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ku tha se në fund të këtij procesi duhet të kemi normalizimin e plotë dhe njohjen e cila sipas tij nuk vihet në dyshim fare. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)