play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Për shkak të Samitit të G7-ës, Gjermania rikthen përkohësisht kontrollet në të gjitha pikat e saj kufitare

today13/06/2022

Background
share close

Për shkak të samitit të grupit të G7 që do të mbahet nga 26 deri më 28 qershor në kështjellën bavareze të Elmaut, Gjermania ka vendosur përkohësisht kontrollet në të gjitha pikat e saj kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, ka njoftuar se kontrollet janë të nevojshme për mbajtjen e sigurt të Samitit të G7-ës, transmeton Telegrafi.

Kontrollet kufitare do të kryhen deri më 3 korrik, thuhet në kumtesën e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të publikuar në ueb-faqen e saj.

Kontrollet do të kryhen në vendkalimet tokësore, ajrore dhe detare – dhe me to mëtohet të parandalohet ardhja e personave që janë të gatshëm për dhunë.

Pasagjerët siç është bërë e ditur duhet të llogarisin në bllokim të trafikut për shkak të kontrolleve, dhe detyrohen të mbajnë me vete dokumentet personale për të kaluar kufirin.

Krerët e shteteve dhe qeverisë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, SHBA-ve, Kanadasë dhe Japonisë, shtatë shtetet më të industrializuara – do të mblidhen në Pallatin Elmau nga 26 deri më 28 qershor.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%