Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/06/2022
Kryeministri Kurti në një konferencë për media ka thënë se vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë është historike për shkak se është vizita e parë e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kurti tha se kjo vizitë është po ashtu e rëndësishme edhe për rrethanat që janë krijuar në botë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Kjo vizitë është historike, sepse është vizita e parë e një kancelarin gjerman në Qeverinë e Kosovës. Bota pas agresionit rus, është trazuar pikërisht në këtë kohë kancelari ka treguar qartësi e vizion në mbrojtjen e të drejtave të përbashkëta.
Kuti tha se me kancelarin gjerman kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për procesin e Berlinit.
“Sa i përket dialogut, i tregova se jemi treguar palë e përkushtuar por se Serbia po vazhdon të bllokojë zgjidhjet që ofrojmë, edhe për procesin e Berlinit. Në këtë proces Kosova po tregon përafrimin e saj me politikat e BE-së”, u shpreh Kurti.v
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)