Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Zelensky shkroi të hënën në Twitter se Johnsoni i premtoi Ukrainës shtim të ndihmave dhe intensifikim të bashkëpunimit.
Britania e Madhe i premtoi Ukrainës ndihmë për shmangien e krizës ushqimore dhe për zhbllokim të porteve për tregti e ndihma.
Johnson e zhvilloi këtë bisedë telefonike në ditën kur deputetët e partisë së tij, kanë ngritur një mocion mosbesimi. Konservatorët i kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta iniciuar mocion, derisa rezultati i tij mund të dihet në orën 21:00.
Johnsoni iu shkroi një letër deputetëve për t’ua kërkuar përkrahjen, duke thënë se rikonfirmimi i tij si kryeministër do ta lejonte atë “ta vazhdojë punën”.
Shumica e kabinetit ka deklaruar se do ta mbështesin kryeministrin, por që deputetët e tjerë konservatorë premtuan se do të votojnë kundër kreut të partisë.
Ish-sekretari i Shëndetësisë, Jeremy Hunt, që dikur ishte konsideruar si kandidat i mundshëm për kryeministër, tha se do të votojë “për ndryshim”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)