play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Gjiganti global i shitjeve me pakicë do të investojë në Kosovë, Ministria vjen me një njoftim

today03/06/2022

Background
share close

Gjiganti global i shitjes me pakicë, kompania LIDL, pritet që të investojë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Sot kishim nderin që së bashku me Kryeministrin Kurti, Zv. Kryeministrin Bislimi, drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës dhe kolegë tjerë, të presim delegacionin e kompanisë “LIDL” GmbH & Co KG, si kompani e mirënjohur me zingjirin, me të madh të dyqaneve ushqimore në botë, e themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës, ka shkruar Hajdari.

Ajo ka thënë se janë zotuar se do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyrë LIDL në Kosovë duke shtuar se është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.

“Me delegacionin e kompanisë “LIDL” u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.”

Ajo ka shtuar se me delegacionin e LIDL kanë viztuar tri lokacionet strategjike të propozuara nga KIESA të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë LIDL, vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “LIDL” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë ”LIDL” dhe exporte në botë”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *