Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/06/2022
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, foli në një konferencë për media pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Hovenier tha se në takim u diskutuan çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare raporton Gazeta Express.
Shefi i misionit diplomatik të ShBA-së në Prishtinë u shpreh se ka respekt për punën e anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.
“Kam respektin më të madh të Parlamentit si një element i sistemit demokratik, dhe bazuar mbi diskutimet që patëm kam një respekt të madh për anëtarët e këtij komisioni dhe punën që ata punojnë për përkrahjen e prioriteteve në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, tha ai.
Tutje, kryetari i Komisionit Haki Abazi, u shpreh se në takimin me ambasadorin Hovenier rikonfirmuan marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të.
“Rikonfirmuam lidhjen dhe marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të dhe rrugëtimin e përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike. Rikujtuam disa aspekte të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë dhe kjo do të vazhdojë paçka që në rrugëtimin tonë në kontekstin gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen por ato janë mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë”, tha ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)