play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kurti: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

today01/06/2022

Background
share close

Kryeministri Albin Kurti e ka demantuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Eruopian, Viola von Cramon lidhur me një plan për implementimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se nuk është në dijeni për ndonjë plan për formimin e Asociacionit, raporton Gazeta Express.

“Së pari Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky Asociacion i Komunave të Kosova ekzistues. Në anën tjetër, unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndonjëfarë plani për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk besoj se mund të shtoj diçka të re”, tha kryeministri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon asociacione mbi baza etnike.

“Kushtetutshmëria në Kosovë nuk toleron asociacione mbi baza etnike. Mund të ketë asociacione mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike. Dhe le të mos harrojmë se po i pyete të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, nacionaliteti, religjioni, askush s’e ka prioritet një asociacion të tillë”, tha ai.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se ka informata se Qeveria e Kosovës e ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%