play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Von Cramon kërkon nga Vuçiq që “Serbia të reduktojë varësinë nga Rusia”

today30/05/2022

Background
share close

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, kjo duhet të jetë çështje e interesit të Serbisë.

Në këtë drejtim, siç citohet të ketë thënë ajo, nuk i takon BE-së ta imponojë këtë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Por vendimi duhet të vijë nga brenda, nga qeveria serbe, me mirëkuptimin e tyre që nëse duan të jenë pjesë e BE-së, kjo shkon me vlerat dhe standardet që përfshijnë zbatimin e sanksioneve”, ka thënë Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe Raportuese e BE-së për Kosovën pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit në Beograd, von Cramon u tha gazetarëve se gjatë bisedës me presidentin serb, temat kryesore ishin marrëdhëniet serbo-ruse, varësia ekonomike nga gazi rus dhe ndikimi i përgjithshëm politik i Rusisë në këtë fushë.

“Tema e parë, natyrisht, janë marrëdhëniet serbo-ruse, nëse doni të quani kështu. Ne folëm për varësinë e Serbisë nga gazi rus, ato lidhje të ngushta dhe çfarë do të thotë kjo për ekonominë. Unë e kuptoj varësinë nga gazi rus, por kjo duhet të reduktohet në të ardhmen”.

Ndërsa duke komentuar bisedën mes presidentit Vuçiq dhe presidentit rus Vladimir Putin të dielën, Von Cramon theksoi se për marrëveshjen e gazit midis dy vendeve “mund të dëgjonim vetëm nga Vuçiq dhe se deklarata e Kremlinit nuk detajonte kushtet e marrëveshjes”.

“Nuk ka asgjë të shkruar dhe çfarë do të thotë konkretisht ajo marrëveshje…”, theksoi ajo.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%