Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/05/2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të hapë Ballkanin vetëm nëse ka barazi.
Në këtë drejtim, Osmani tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por se rëndësi ka edhe se me kë rrethohesh.
“Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi”.
Osmani gjithashtu tha se arsyeja pse Kosova dëshiron t’i bashkohet BE-së nuk është vetëm ajo ekonomike, por edhe e vlerave.
“Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, jo sepse ne e shohim atë si një makinë parash, por sepse ne përputhemi me vlerat e saj. Kosova ka harmonizuar sanksionet kundër Rusisë në përputhje me BE-në dhe vendet demokratike. Koncesionet ndaj tiranëve nuk çojnë kurrë në paqe”.
Presidentja e Kosovës edhe këtu përmendi përvojën e popullit të saj të gjenocidit nga regjimi serb.
“Ne kemi përjetuar luftë dhe gjenocid. Agresioni i Rusisë po teston institucionet dhe aleancën tonë. Neve po na bie ndërmend se liria dhe siguria nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena”.
Në këtë samit janë duke marrë pjesë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe ai i Britanisë së Madhe Sir Stuart Peach.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)