Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/05/2022
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, sot mban takimin për këtë vit. Në këtë takim, siç kanë njoftuar zëdhënës nga Këshilli i Evropës, aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk është në agjendë. Nëse sot nuk trajtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE, një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë deri në maj të vitit të ardhshëm, pasi Komiteti i Ministrave mblidhet vetëm një herë në vit.
Kosova, ditë më parë aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se ky proces mund të zgjas por ajo thotë se vendi ynë ka hyrë i përgatitur në këtë rrugë.
“Këshilli i Europës është një prej institucioneve më të rëndësishme evropiane dhe Kosova është shteti i vetëm i cili ende nuk është pjesë e Këshillit të Evropës dhe prandaj është shumë e rëndësishme që sot kemi filluar një proces. E theksoj se sot e kemi filluar një sukses i cili natyrisht se do të zgjasë derisa të arrijmë në përfundimin që duam”, tha Gërvalla.
“Nuk mund të them se çfarë do të vendosë Qeveria e Kosovës, por ne e kemi shumë të qartë se Kosova është një vend sovran dhe mund të marrë vendimet e veta sovrane lidhur me qëllimet dhe prioritetet e politikës së jashtme dhe Kosova ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Kosovës. Evropës dhe ata parashtruan argumente mjaft të forta se vlerat e tyre janë në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës. Si çështje politike, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur dhe kanë mbështetur integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës”, ka thënë Hovenier.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)