play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Parlamenti gjerman ia heq privilegjet ish-kancelarit, Gerhard Schroder pasi refuzoi të shkëpusë lidhjet me gjigantët rusë të energjisë

today19/05/2022

Background
share close

Gjermania ia ka hequr privilegjet zyrtare ish-kancelarit, Gerhard Schroder, duke vlerësuar se nuk ka përmbushur detyrimet gjersa ka refuzuar të shkëpusë lidhjet me gjigantët rusë të energjisë.

“Grupet parlamentare të koalicionit kanë nxjerrë vendime për sjelljen e ish-kancelarit dhe lobistit Gerhard Schroder në funksion të pushtimit rus të Ukrainës”, njoftoi parlamenti.

“Zyra e ish-kancelarit do të mbyllet”, shkruan më tutje në njoftim, duke vënë në dukje se Schroder “nuk respektoi detyrimet”, raporton theguardian.

Vendimi i Bundestagut erdhi pasi ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan një rezolutë jodetyruese për sanksionimin e ish-liderit gjerman dhe evropianëve të tjerë që refuzojnë të heqin dorë nga bordet në kompanitë ruse.

Schroder, i cili ishte kancelari i Gjermanisë nga viti 1998 deri në vitin 2005, është kritikuar pasi ka refuzuar të lë postet tek gjigantët rusë të energjisë Rosneft dhe Gazprom pas luftës së Moskës në Ukrainë.

Ai ka lëshuar një deklaratë duke dënuar pushtimin si të pajustifikuar, por gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë me Moskën.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%