play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Apple teston iPhone-ët me portin USB-C

today16/05/2022

Background
share close

Kompania Apple është duke testuar disa njësi të iPhone, që në vend të portit Lightning kanë portin USB-C.

Edhe pse janë në fazë testuese, porti USB-C nuk duhet pritur në rastin e këtij viti kur iPhone do të prezantojë produktet e reja – e njohësit e fushës thonë se ky ndryshim nuk do të ndodhë as gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Këto informacione i ka zbuluar Mark Gurman dhe konfirmon postim në Twitter të analistit Ming-Chi Kua, që ka paralajmëruar që Apple me portin Lightin do të kalojë në USB-C dhe atë kah fundit i vitit të ardhshëm.

Ky është një ndryshim vërtetë i madh, por nuk është ndonjë befasi e madhe, pasi që Apple tashmë ka kaluar në USB-C kur bëhet fjalë për pajisjet iPad Pro, iPad Air dhe iPad Mini.

Bashkimi Evropian në shtator ka prezantuar propozimin që thekson se një sërë pajisjesh përfshirë telefonat duhet të kenë portet USB-C.

Ky propozim është një prej arsyeve që Apple ka filluar ta shqyrtojë këtë ndryshim. Gjithashtu, USB-C sjell përparësi të mëdha teknike, pasi mundëson bartjen më të shpejtë të dhënave për dallim nga Lightning.

Apple përdor portin Lightning nga viti 2012 me ardhjen e iPhone 5. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%