play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

today13/05/2022

Background
share close

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka uruar sukses Kosovës në aplikimin e saj në Këshillin Evropian.

Abbot, përmes një postimi në Facebook, aplikimin e Kosovës e ka cilësuar si një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Gjithashtu është një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar Kosovës i uroj suksese!”, ka shkruar ambasadori britanik, transmeton Telegrafi.

Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg.

Nga 46 shtete anëtare, mjaftojnë 31 vota për t’u pranuar. Janë 34 anëtare në Këshill të Evropës që e kanë njohur Kosovën si shtet.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%