play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjermania e lumtur me aplikimin e Kosovës në KiE

today13/05/2022

Background
share close

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se mezi pret ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës, familjes të së cilit, sipas tij, Kosova i përket.

Duke shpërndarë njoftimin e Kryeministrit Albin Kurti për nisjen e procedurave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ambasadori gjerman ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për këtë proces.

“Mezi po presim të shohim Kosovën si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, i cili punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në rrugëtimin e anëtarësimit”, ka shkruar ambasador gjerman në Twitter, përcjell Gazeta Express.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Schwarz, dje në selinë e KiE në Strasburg, ka dorëzuar aplikimin.

Kryeministri Kurti ka shkruar se pranimi i Kosovës do të ishte hap i madh për gjithë Evropën, me të cilën Kosova ndan aspiratën për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Serbia nga ana tjetër është alarmuar me këtë vendim të Kosovës dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuciq, ka thënë se me këtë veprim Kosova po e shkel marrëveshjen e Washingtonit. Mirëpo, në atë marrëveshje, që hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, në shtator të 2020-s, Kosova ishte zotuar që për një vit të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ishte zotuar ta ndalë fushatën kundër shtetit të Kosovës.

Lidhur me deklaratat e udhëheqjes serbe, Gazeta Express ka pyetur Deparamentin Amerikan të Shtetit. Në tekstin e bashkëngjitur mund ta lexoni përgjigjen zyrtare të SHBA-së.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%