play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Cigaret ‘light’ janë më të rrezikshme sesa të rregulltat

today13/05/2022

Background
share close

Padyshim se pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive. Por, pirja e cigareve ‘light’ (më të lehta) a ofron mbrojtje më të madhe ndaj kësaj sëmundje sesa cigaret e rregullta?

Pavarësisht se çfarë implikon termi ‘light’, këto cigare nuk janë aspak më të sigurta – dhe, sipas një rishikimi të ri nga disa shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Ohios, ato cigare mund të jenë arsyeja prapa rritjes së njërës nga format më të zakonshme të kancerit të mushkërive.

Dhe shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen prapa kësaj rritje të rasteve me kancer: ndryshimi i dizajnit dhe krijimi i cigareve ‘light’ dhe ‘ultralight’.

 

Koncepti se konsumimi më i vogël i katranit do të thoshte rrezik më të ulët fillimisht ishte krijuar në vitet e 1950’ta, prandaj kompanitë e cigareve kishin filluar të zbulojnë mënyra për ta zvogëluar konsumimin e katranit apo akumulimin e tij në mushkëri. Këtë e kishin bërë duke shtuar filtra dhe gjëra tjera.

Përderisa filtrat kishin ndikuar në akumulimin e katranit, ndryshimet e bëra në cigare i kishin bërë ato më toksike.

Kjo për shkak se cigaret e filtruara digjen më ngadalë, dhe kjo shkakton formimin e më shumë komponentëve toksike.

Cigaret e lehta, njerëzit i thithin më shumë dhe e mbajnë tymin më gjatë në gojë – e të gjitha këto ndikojnë në rritjen e sasisë së toksinave. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%