Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad New s Eagles do të vazhdojnë sot aventurën në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major.
Ata do të përballen me ekipin ENCE, që renditet në vendin e tretë në botë në lojën CS:GO, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e tyre pritet të fillojë rreth orës 19:30 dhe ekipit fitues i duhen dy fitore në dy terrene të ndryshme.
Kujtojmë se Bad News Eagles po luajnë fillimisht në Challengers Stage, ku i nevojiten tri fitore nga pesë ndeshje për t’u kualifikuar pastaj në fazën tjetër, Legends Stage.
Momentalisht, ekipi kosovar ka dy fitore dhe një humbje. Ata mposhtën ekipin turk, Eternal Fire dhe legjendarët nga Brazili, Imperial, kurse u mposhtë nga ekipi rus, forZe.
Në rast fitoreje sonte do të kualifikohej direkt, kurse nëse pësojnë humbje do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)