play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Deputetët ratifikojnë tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare

today11/05/2022

Background
share close

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite raporton Gazeta Express.

Marrëveshja e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë nuk u ratifikua pasi mori vetëm 63 vota ndërkaq 24 deputetë ishin dhe kundër.

Tri marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë ratifikuar janë  Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare që u miratua me 86 vota  për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

U ratifikua edhe Marrëveshjaa e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, me 85 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim si dhe Kuvendi miratoi ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë me 86 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%