Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka përfunduar vizitën e saj të parë në Izrael me disa takime me përfaqësuesit e Parlamentit të këtij shteti.
Në kuadër të vizitës bilaterale në Izrael, zëvendëskryeministrja vizitoi dje parlamentin e Izraelit ku u takua me përfaqësues të ndryshëm të Knesset-it.
Sipas MPJ-së, gjatë takimit me z. Ram Ben Barak, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, ministrja Gërvalla nënvizoi “natyrën e veçantë të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës dhe bëri një përshkrim të mundësive dhe nevojës për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen”.
“Theks i veçantë u vu gjatë bisedës në sfidat gjeopolitike të krijuara nga lufta ruse në Ukrainë dhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gërvalla u takua edhe me Zeev Elkin, Ministër i Jerusalemit dhe Trashëgimisë.
“Ata kanë diskutuar për një përfshirjeje më të mirë dhe efektive të gjeneratave të ndryshme të diasporës dhe mërgatës. Ministrja Gërvalla theksoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e gjatë dhe mbresëlënëse e Izraelit në këtë fushë”, thotë MPJ.
Gërvalla po ashtu është takuar edhe me Ali Salalha, Kryetar i Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë. Me këtë rast, MPJ thotë se Gërvalla theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të dendur parlamentar mes Knesset-it dhe Kuvendit të Kosovës.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)