play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rusia po akuzohet për eksportimin e grurit të ‘vjedhur’ ukrainas

today10/05/2022

Background
share close

Forcat ruse në Ukrainë po eksportojnë grurë dhe produkte të tjera bujqësore në Krime, Rusi dhe vende të tjera jashtë vendit, ka deklaruar ministria e Mbrojtjes në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Një pjesë e konsiderueshme e grurit të vjedhur nga Ukraina është në anije të ngarkesave të thata nën flamurin rus në Mesdhe”, thuhet në Telegram.

“Destinacioni më i mundshëm është Siria”.

“Nga atje, gruri mund të kontrabandohet në vende të tjera të Lindjes së Mesme”.

Perimet si panxhari, patatet dhe lakra janë dërguar gjithashtu në Krime në “vëllime të mëdha”, tha ministria.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të grurit dhe eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi dje se bllokada e Odesës dhe të tjera si ajo po kërcënonin furnizimin me ushqime në botë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%