Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/05/2022
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur të premten se testi i maturës shtetërore këtë vit do të mbahet më 18 qershor.
“Testi i maturës shtetërore këtë vit planifikohet të mbahet më 18 qershor. Numri i maturantëve është diku rreth 24 mijë dhe mund të ketë edhe nxënës që vijnë nga vitet e kaluara. Testi do të organizohet sikur viteve të kaluara brenda një ditë dje i ka tri lëndë të përgjithshme dhe një zgjedhore”, ka thënë Pupovci.
Pupovci ka folur edhe për testin e arritshmërisë i cili siç ka thënë do të mbahet në dy ditë, më 4 dhe 14 qershor.
Ndërkohë lidhur me testin PISA, Pupovci ka thënë se testimi do të zgjasë deri më 20 maj.
“Dje ka filluar testimi dhe do të vazhdojë deri më 20 maj. 238 shkolla me 7,000 nxënës të lindur gjatë vitit 2006 po marrin pjesë. Nga një shkollë janë përzgjedhur 57 nxënës”, ka thënë Pupovci.
Ai ka thënë se presin që rezultati të jetë i saktë dhe i besueshëm në mënyrë që ta dinë më mirë cila është gjendja.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)