play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

​AGK: Pushteti duhet ta respektojë punën e gazetarëve

today03/05/2022

Background
share close

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me moton “Mediat nuk janë armiku”.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha në një deklaratë për media ka thënë që ndodh shumë rrallë që politikanët të jenë të kënaqur me punën e mediave, ndërsa ka kërkuar që njerëzit në pushtet të respektojnë punën e gazetarit.

“Ndodh rrallë që politikanët të jenë të kënaqur me punën e mediave, dhe gazetarët nuk kërkojnë dhe presin një gjë të tillë. Por ajo që presin është që njerëzit në pushtet të njohin rolin dhe profesionin e gazetarit dhe ta respektojnë atë”, theksoi Rexha.

Ndërkaq ai ka thënë që fuqia politike duhet të përdoret për të përmirësuar ambientin e të bërit gazetari.

“Në vend të nxitjes së urrejtjes ndaj gazetarëve, fuqia politike e pushtetarëve sot duhet të përdoret për të përmirësuar ambientin e të bërit gazetari duke adresuar fillimisht të gjitha kritikat që janë dhënë nga raporte kredibile ndërkombëtare”, vijoi ai.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, AGK-ja k kërkuar që politikanët të ndalin menjëherë bojkotimin e mediave, të japin llogari rregullisht, të respektojnë legjislacionin për qasje në dokumente publike, të mos sulmojnë apo nxisin urrejtje ndaj gazetarëve, dhe të krijojnë kushte për luftimin efektiv të pandëshkueshmërisë së sulmeve ndaj gazetarëve.

 

/KosovaPress/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%