Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/05/2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit theksoi se vlerëson punën e gazetarëve të guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës dhe vazhdojnë të ngrisin zërin për të vërtetën.
Osmani në një postim në Twitter shkruan se progresi i Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit është shembull i shkëlqyer për përkushtimin ndaj demokracisë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ne vlerësojmë gazetarët e guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngritin zërin për të vërtetën dhe lirinë sot.
Progresi i Kosovës në Indeksin e lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, shkruan presidentja.
Ndryshe, në Indeksin e Lirisë së Shtypit të publikuar nga Reporterët pa Kufij thuhet se Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave.
Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021, por edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)