play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Besimtarët falin Fitër Bajramin me lutjet për paqe e dashuri

today02/05/2022

Background
share close

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame po kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u dhanë mesazhe për paqe, dashuri, unitet dhe solidaritet.

Aty po ashtu është bërë lutje që në vatrat e krizës nëpër botë të ndalen luftërat e konfliktet dhe të vendoset paqja e qetësia.

Namazit të Bajramit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti. Kurse, Hytben e Fitër-Bajramit e mbajt Myftiu Naim Tërnava, i cili edhe iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste, ku tha se festa e Fitër Bajramit si asnjë festë tjetër bashkon familjen, miqtë e farefisin ngase kjo është obligim.

“Festa e Fitër Bajramit për besimtarët është një ndër momentet më të gëzueshme për të gjitha kategoritë e shoqërisë, ngase në vete ka mesazhe hyjnore që ofrojnë familjen, të afërmit, miqtë e farefisin. Po ashtu, kjo festë ka në vete mesazhin e gëzimit, hares e lumturisë, që nga fëmijët, të rinjtë e për të gjitha grup moshat të cilat kjo festë në formën më të mirë i ofron drejt vlerave e porosive hyjnorë, humane e sociale. Festa e Fitër Bajramit na bashkon në xhami, me ibadet, falje e lutje drejtuar krijuesit të gjithësisë. Na bashkon me familje, me farefisin, me miqësinë, me vizita të ndërsjella duke uruar dhe përgëzuar, si dhe duke kujtuar ata që kanë shkuar para nesh nga kjo dynja”, tha ai.

Gjithashtu, Tërnava tha se festa e Fiter Bajrami bart mesazhin më të mirë për kultivimin e dashurisë për pasardhësit tanë.

“E kultivon dashurinë respektin e nipërve e mbesave për gjyshërit dhe anasjelltas, e kultivon respektin dhe kujdesin e prindërve për fëmijët, kultivon mbështetjen e solidaritetin për ata që kanë nevojë. Po ashtu, Festa e Fitër Bajramit e bashkon komunitetin e duke nxitur e kultivuar ndjesinë e mirëkuptimit, tolerancën, harmonisë, respektin e bujarinë, vlera këto që e fisnikërojnë individin e shoqërinë mbarë“, ka thënë Ternava.

Tërnava tha se gjatë muajit të Ramazanit ishin së bashku, më të afërte, më të urtë, më fisnik e më human, pa harruar devotshmërinë e sinqeritetin, vlera këto që duhet kultivuar gjatë gjithë jetës tonë.

Ai shtoi se besimtarët e kanë obligim ta ruajnë me kujdes ekuilibrin ndërmjet materiales e shpirtërores, humanes e egoizmit.

“Kur ne sot po festojmë të lirë Fiter Bajramin, kur ne po shijojmë mirësitë e kësaj feste, në shumë vende të botës, kemi konflikte, luftëra e gjakderdhje, ku popullata e pafajshme po përballet me padrejtësi, dëbime e vrasje e shkatërrime. Nuk është ky misioni i njeriut në këtë botë, nuk është ky misioni ynë në këtë jetë. Kështu nuk na mësojnë librat e Zotit, e nuk na kanë ligjëruar kështu as pejgamerët e tij. Në këtë ditë të madhe nga ky vend, lutemi që në vatrat e krizës të ndalen luftërat e konfliktet, lutemi që në ato vende të vendoset paqja e qetësia, lutemi që të mos preken pleqtë, fëmijët të pafajshëm. Paqe e dashuri për të gjithë, e jo konflikte, urrejtje e mosdurim. Për t’i arritur këto vlera njerëzimi ka nevojë më shumë se kurrë t’i njoh e t’i përvetësoj drejt mësimet hyjnore, porosit e pejgamerëve dhe traditat tona pozitive që nuk janë të pakta. Më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet. Tani së fundmi  përveç konflikteve dhe luftërave, bota po përballet edhe me rritjen sociale që rrezikon shtresën e mesme ekonomike të popullatës”, ka thënë Ternava.

 

Me rastin e Fitër-Bajramit, kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%