play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kryeministri Kurti del me video-mesazh për t’u vaksinuar kundër COVID-19

today29/04/2022

Background
share close

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të vaksinoheni kundër COVID-19, shkruan Reporteri.net.

 

Kurti, këtë thirrje e ka bërë përmes një video-mesazhi në Facebook, të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Thirrja e Kurtit publikuar nga MSH:

 

Mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vaksinimin kundër COVID-19

 

Falë fushatës së suksesshme të vaksinimit, deri më sot, Kosova ka arritur të vaksinojë me të paktën dy doza 2/3 e qytetarëve 18 vjeç e lart, duke arritur shkallën më të lartë të vaksinimit kundër COVID-19 në rajon.

 

Por, ky sukses nuk mundet dhe nuk duhet të mbetet me kaq. Qytetarët duhet të vazhdojnë të vaksinohen, sidomos me dozën përforcuese, sepse me kalimin e kohës, imuniteti i krijuar përmes vaksinës vjen duke rënë.

 

Vaksinohu për të mbrojtur veten dhe të tjerët përreth!

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%