Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/04/2022
Për tri ditë, KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka vepruar për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.
Një zyrtar nga KFOR-i i tha KOHËS se mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë.
“Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës. Në periudhën 26-28 prill, KFOR-i – në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme – ndërmori veprime për të rregulluar pengesat në dy rrugë në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, tha ai.
Tutje tha se masat e sigurisë që synojnë përmirësimin e policisë dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt “duhet të peshohet proporcionalisht me nevojat e komuniteteve lokale dhe me lirinë e lëvizjes për banorët vendas”.
KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në fund të përgjigjes.
Policia e Kosovës ka mbyllur disa rrugë të cilat shfrytëzoheshin për kontrabandë në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Portali Kosovo Online pati raportuar ditët e fundit se KFOR-i ka hapur një rrugë në Leposaviq, pasi policia kishte vepruar edhe aty në ndalim të kontrabandës. Raportoi se edhe një rrugë në Zubin Potok ishte hapur më pas.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)