Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/04/2022
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një postim të bërë në Facebook tregon se ka pranuar një letër nga ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot – Narquin.
Më anë të kësaj, ajo ka konfirmuar vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën.
Kjo marrëveshje tutje do të realizohet në pjesën e dytë të muajit maj, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):
“Jam tejet i gëzuar që sot edhe në kopje fizike kam pranuar letrën e ministres franceze të kulturës Roselyne Bachelot – Narquin, përmes së cilës ajo konfirmon vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën.
Marrëveshja përkatëse mes dy shteteve tona do të nënshkruhet gjatë Festivalit të Kanës në pjesën e dytë të muajit Maj. Kjo marrëveshje u ofron mundësi dhe mbështetje shtesë filmbërësve të Kosovës për bashkëpunime kinematografike me partnerët francezë.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë, duke filluar nga ambasadorja Marie-Christine Butel, këshilltari për kulturë Donato Giuliani, dhe atasheu për kulturë Valon Ibraj. Angazhimi i tyre këmbëngulës ka qenë vendimtar për jetësimin e kësaj marrëveshje bilaterale”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)