play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjenerali amerikan konfirmon gatishmërinë e Komandës Evropiane të SHBA-së për mbështetjen e FSK-së

today26/04/2022

Background
share close

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerallejtënant Michael L. Howard, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan bisedoi për rritjen e bashkëpunimit.

Në komunikatën e FSK-së thuhet se gjatë takimit dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

“FSK konfirmoi përkushtimin e saj përmes zotimit për mikpritjen e Ushtrimit shumëkombësh ‘DEFENDER EUROPE 23’ që realizohet nën kupolën e Komandës Evropiane. Aktualisht FSK vazhdon të marrë pjesë në një numër të madh të ushtrimeve dhe trajnimeve të realizuara nga Komanda Evropiane”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari me Zëvendës Komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, Gjenerallejtënant Michael L. Howard
Gjithashtu, thuhet se në këtë takim u diskutua edhe situata e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë në Ukrainë, dhe ndikimi i Rusisë në Ballkan.

“Gjeneral Jashari edhe njëherë deklaroi se zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë si dhe realizimit të aspiratave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Gjeneral Howard ritheksoi gatishmërinë e Komandës Evropiane për të mbështetur FSK-në në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve, këshillë-dhënies dhe programeve ushtarake. Gjithashtu, ai falënderoi FSK-në për mbështetjen në trajtimin e refugjatëve afgan.

Në fund Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohje të veçantë Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e dhënë si partner strategjik në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%