Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/04/2022
Gjashtë gra ukrainase kanë filluar trajnimin e deminimit në Kosovë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Ukrainë, vendin e tyre që tash e dy muaj është në luftë kundër Rusisë pushtuese.
Këto gra përbëjnë grupin e parë të çminuesve ukrainas që trajnohen nga kompania private MAT Kosova, përcjell mediumi australian ABC raportimin e agjencisë amerikane të lajmeve, Associated Press.
Instruktorët po i mësojnë gratë nga Ukraina se si të asgjësojnë municione të pashpërthyera dhe mbetje të ndryshme shpërthyese, përcjell Gazeta Express.
Trajneri Artur Tigani tha se Kosova i ka të freskëta kujtimet e luftës.
“Është ende e freskët në kujtimet tona, edhe pse ka kaluar rreth 23 vjet tani. Është ende e freskët në kujtimet tona, vështirësitë që ndeshëm kur filluam pastrimin në Kosovë. Kështu që qendra e trajnimit është ndërtuar mbi përvojën tonë dhe është si përvojë e dorës së parë”, tha ai.
Trajnuesja Anastasiia Minchukova, 20 vjeç, tha se ajo po ëndërron për paqen dhe “për të fjetur në shtratin tim, pa u shqetësuar se do të ikja në strehën e bombave gjatë gjithë kohës”.
“[Në Ukrainë] ka një kërkesë të madhe për njerëzit që dinë ta bëjnë çminim sepse lufta do të përfundojë së shpejti”, tha ajo.
“Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë. Mendoj se do të jem e dobishme, absolutisht”.
Yuliia Katelik, 38 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve nga Kramatorsk, tha se donte të ishte në gjendje t’i mbronte fëmijët e saj dhe të gjithë njerëzit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)