play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ndihmësja e Blinkenit pasdite takohet me Kurtin, me të edhe Gabriel Escobar

today25/04/2022

Background
share close

Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar pasdite do të shkojnë në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi do të zhvillohet në orën 18:00.

Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, Donfried do ta falënderojë Kosovën për strehimin e afganëve dhe ukrainasve, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet europiane dhe euroatlantike dhe do t’i shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, e të lehtësuar nga BE-ja, me Serbinë, drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.

Nga vizita e saj në Kosovë, ajo do të vazhdojë vizitat me disa ndalesa në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Kosovën dhe shtetet përreth javën që shkoi i vizituan tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tilli.

Murphy në Prishtinë tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më urgjent se kurrë.

“Gjatë diskutimeve tona folëm për interesat e tona të përbashkëta për të vazhduar proceset e Kosovës për t’u bashkua si NATO-s ashtu edhe BE-së. Natyrisht se më shumë kemi të bëjmë me procesin e anëtarësimit në NATO dhe tani është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtetet si Kosova që janë në perfieri të një Rusie të vënë në kënd, që këto shtete të kenë mbrojtje”, ka thënë ai.

Senatori Murphy ka thënë se i vjen mirë që Kosova ka pasur përparim në zhvillimin ekonomik dhe në luftimin e korrupsionit./Express/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *