play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Johnson: Javën e ardhshme do të rihapim ambasadën në Kiev

today22/04/2022

Background
share close

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do të rihapë ambasadën e saj në Kiev javën e ardhshme, pasi misioni diplomatik u zhvendos në Lviv disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Duke folur më 22 prill gjatë vizitës në Indi, Johnson tha se “ne javën e ardhshme do të rihapim ambasadën tonë në kryeqytetin ukrainas”. Megjithatë, ai nuk tregoi datën e saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërkaq, sekretarja e Jashtme, Liz Truss, përmes një deklarate për media tha se rihapja e ambasadës do të ndodhë për shkak të “qëndresës që jashtëzakonshme dhe suksesit” të rezistencës së Ukrainës ndaj forcave ruse.

“Dua të përgëzojë ekipin e ambasadës për trimërinë dhe për punën e tyre gjatë kësaj periudhe”, tha Truss.

Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri britanik, Boris Johnson, kishte vizituar Kievin për të shprehur mbështetjen për Ukrainën, shtet që prej 24 shkurtit po përballet me pushtimin rus./REL/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%